Flash News

KRYESORE

“Gjithçka fillon nga A-ja", Arbana Osmani nuk heq dorë nga televizioni

Prej disa kohësh përflitet nëpër media për një marrëdhënie të krisur mes Arbana Osmanit dhe Top Channel. Thashethemet për këtë lajm u përforcuan akoma më shumë edhe për dasmën e Sarës me Ledionin, në të cilën Arbana nuk ishte e pranishme.

Që këtu filloi të aludohej se Arbana nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Por në një postim në Facebook, gazetari Eraldo Rexha na ka bërë ‘konfuz’ me atë që shkruan.

“Gjithçka fillon nga A-ja”, shkruan Eraldo krahas fotos me Arbanën. Eraldi ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, dhe me shumë gjasa ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Shkrimin e gazetarit mund ta kuptojmë në shumë mënyra, duke qenë se çdo gjë do të nisë nga fillimi, ndoshta një emision i ri do të vijë nën moderimin e Arbanës, apo do ndërrojë ekran?

Këtë nuk mund ta dimë por na ngelet të presim.

Të fundit