Flash News

KRYESORE

Gjithmonë e rezervuar me jetën private, Alketa Vejsiu: Nuk kam pse ta përdor familjen si kartë suksesi

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, gjithmonë është treguar e rezervuar sa i përket jetës së saj personale dhe sidomos familjes.

Edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo kurrë nuk ka postuar një foto familjare me fëmijët e saj apo edhe me bashkëshortin.

Nisur nga ky fakt, një nga ndjekësit e saj në “Instagram” e ka pyetur se përse tregohet kaq e rezervuar dhe moderatorja nuk ka nguruar t’i përgjigjet.

“Nuk kam nevojë të mbërrij më shumë se ç’kam dhe ta përdor dhe familjen si kartë suksesi për një fotografi perfekte”,  ka shkruar Alketa, duke na lënë të kuptopjmë se as tani dhe as më vonë nuk do të shohim një foto të sajën me fëmijët dhe bashkëshortin.

Të fundit