Flash News

KRYESORE

GJKKKO pezulloi nga detyra Artan Shkëmbin, kush u komandua në krye të OFL-së

GJKKKO pezulloi nga detyra Artan Shkëmbin, kush u komandua në krye

Pas pezullimit nga detyra të Artan Shkëmbit, zv.drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me firmë të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu, një tjetër emër është komanduar në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Bëhet fjalë për Hekuran Bregun, oficer me eksperiencë në hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.

Kujtojmë se vendimi për pezullimin e Shkëmbit u mor nga GJKKO-së, nën akuzën korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Më 27 shkurt, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të trija kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale. Më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.

Ndërkaq, ky pezullim i tij vjen pak ditë pas gafës së OFL-së, e cila i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i vrarë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, ISIS.

Lexo edhe:

https://politiko.al/pezullimi-i-zv-drejtorit-te-ofl-se-reagon-pd-artan-shkembi-si-rama-kjo-qeveri-bashkeqeverise-me-krimin-nuk-e-lufton-ate/

Të fundit