Flash News

KRYESORE

GJKKO shpall moskompetencën; 21 komisionerët nuk do të hetohen as nga SPAK-u, dosja i kalon Prokurorisë së Durrësit

GJKKO shpall moskompetencën; 21 komisionerët nuk do të hetohen as

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për dosjen ndaj 21 komisionerëve të Durrësit, pjesë e dosjes 339. Personat akuzohen për  veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të 2017, në Durrës.

Mësohet se, arsyeja pse GJKKO ka nxjerrë jashtë kompetencës çështjen është për shkak të mungesës së akuzës për “grup të strukturuar kriminal”. Kështu, dosja do t’i dërgohet për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit, ndërkaq Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 19 prej komisionarëve (pasi dy prej tyre kishin ndërruar jetë; Kasem Lala komisioner i PS dhe Basir Bregu kryetar komisioni nga PD).

Të fundit