Flash News

KRYESORE

Gjoba nga FIFA, drejt mbylljes me sukses fushata e mbledhjes së parave për Xhakën dhe Shaqirin

Shqiparët janë mobilizuar menjëherë pasi Komisioni Disiplinor i FIFA ka shqiptuar gjoba për tre lojtarët e Zvicrës të cilët festuan me shqiponje pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë franga secili, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoj as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoj me shqiponje.

E pas dënimit prej 25 mijë franga, janë mobilizuar shqiptarët të cilët janë duke dhënë fonde që të paguhet dënimi

Për vetëm disa orë, me iniciativen e Rilind Rekës, janë mbledhur 21,190 dollarë përmes platformës GoFoundme.

Më heret, edhe kryeministri Rama nisi një fushatë të quajtur "Mos kini frikë nga shqiponja", në ndihmë të futbollistëve shqiptarë.

Mos kini frikë nga shqiponja! S’reagoi për dënimin nga FIFA, Edi Rama nis fushatën për Xhakajn dhe Shaqirin

Të fundit