Flash News

KRYESORE

Gjoba për shpifje, reagon zyra e Berishës: Padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar

Gjoba për shpifje, reagon zyra e Berishës: Padia është

Zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha e quajti dënimin e dhënë nga Gjykata Civile si vazhdim i fushatës së kufizimit të fjalës së lirë dhe informacionit në Shqipëri. Gjykata vendosi që ta dënojë Berishën me një gjobë me vlerë 500 mijë lekë, pasi e shpalli fajtor atë për shpifje.

"Zoti Rama keqpërdori gjykatat e shantazhuara nga vetingu dhe të etiketuara si KÇK, sot nëpërmjet gjykatës së Tiranës pranoi pjesërisht padinë e tij për cënim nderi dhe dinjiteti. Objekt i shqyrtimit ishte një postim në FB, në të cilin ilustrohej dhe bëhej një koment politik mbi një artikull të publikuar më parë nga media të pavarura" – ishte reagimi i​ zyrës së ish-kryeministrit Berisha për "Zërin e Amerikës".

Në reagim thuhet se “u provua në gjykim se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik.”

Për këtë arsye sipas zyrës së Berishës padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar.

“Pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast, përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut".

Të fundit