Flash News

KRYESORE

Gjobat për shqiptarët në Greqi gjatë pandemisë, Rama: Çfarë më siguruan autoritetet greke

Gjobat për shqiptarët në Greqi gjatë pandemisë, Rama:

Autoritetet greke do të rishikojne të gjitha gjobat e vendosura për qytetaret shqiptarë që kanë tejkaluar qëndrimin në shtetin grek për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook, ai njofton se ka marrë garancinë nga autoritetet greke “se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19”.

Postimi i plotë i Edi Rama

🟢 NJË LAJM ME RËNDËSI

Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË🇦🇱

Të fundit