Flash News

KRYESORE

Gjobë biznesmenit dhe qëlluan me armë ndaj policisë, arrestohet një nga autorët në Bulqizë

Gjobë biznesmenit dhe qëlluan me armë ndaj policisë,

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19 qershor 2020, në Bulqizë.

Policia arrestoi 27-vjeçarin Alban Tançi, 27 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas policisë, ai dyshohet dhe si bashkautor në një gjobëvënie, pasi në vendin e quajtur "Unaza e Re" Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, ai dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2020, në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit F. Sh., për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë" , e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-24-at-11.16.21-AM.mp4"][/video]

Të fundit