Flash News

KRYESORE

BE gjobit ‘Google’ me 2.42 mld euro, pritet reagim i ashpër nga Uashingtoni

BE gjobit ‘Google’ me 2.42 mld euro, pritet reagim i ashpër nga

Komisioni Evropian gjobiti sot me një vlerë rekord prej 2,42 miliardë euro gjigantin amerikan të internetit “Google” për abuzime nga pozicioni dominues në treg duke favorizuar aplikacionin e tij të krahasimit të çmimeve “Google Shopping”.

Në një rast të abuzimit të pozicionit dominues, gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga Brukseli arrinte deri në 1,06 miliardë euro, kundër gjigantit amerikan të mikroçipëve informatikë “Intel” në vitin 2009.

“Google ka abuzuar nga pozicioni i tij dominues në tregun e motorrëve të kërkimit duke favorizuar shërbimin e tij të krahasimit të çmimeve në kërkimet e tij dhe duke ulur ato të konkurentëve të tjerë”, deklaroi Komisioneria evropiane për Konkurencën, Margrethe Vestager.

“Ajo që Google ka bërë është e jashtëligjshme në raport me rregullat e konkurencës së BE-së. Ai ka penguar kompanitë e tjera që të zhvillojnë konkurencën në bazë të meritave dhe inovacionit. Mbi të gjitha ka penguar konsumatorët evropianë që të përfitojnë nga një zgjedhje reale e shërbimeve dhe të përfitojnë plotësisht nga inovacioni”, shtoi ajo.

Ky vendim vjen një vit pasi Komisioni Evropian sanksionoi një tjetër gjigant amerikan, “Apple”, për përfitimin e avantazheve fiskale të arritura nga Irlanda.

Ekzekutivi evropian kishte dënuar më 30 gusht 2016 kompaninë amerikane që t’i rimbursonte Dublinit më shumë se 13 miliardë euro.

Ky vendim i Brukselit pritet të shkaktojë reagime të forta në Uashington, madje pritet që në debat të përfshihet edhe vetë presidenti Donald Trump.

Të fundit