Flash News

KRYESORE

'Gjoka Konstruksion' fiton koncensionin e 'Rrugës së Arbrit'

'Gjoka Konstruksion' fiton koncensionin e 'Rrugës së

“Gjoka Konstruksion” në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, ka fituar koncesionin për “Rrugën e Arbrit”. I gjithë dokumentacioni i dorëzuar nga ana e kësaj firme ishte në përputhje më kërkesat e parashtruara.

Në garë ishin dhe dy kompani të tjera “Alb Star” dhe “Adem Pojani” të cilat nuk arritën të fitonin pasi nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara. Koncensioni ka të bëjë me përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e “Rrugës së Arbrit”. Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a; ka propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë.

Pas shpalljes së fitueses “Gjoka Konstruksion” autoritetet tashmë do të fillojnë për negocimin e kontratës së koncensionit, e cila pas firmosjes do ti hapë rrugë punimeve në terren. Kujtojmë që Rama ka premtuar që brenda këtij mandati do të përfundojë “Rruga e Arbrit”.

 

Të fundit