Flash News

KRYESORE

Gjonaj i "tërheq veshin" Olsian Çelës: Prokuroria të mos bëhet palë me kriminelin

Gjonaj i "tërheq veshin" Olsian Çelës: Prokuroria

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë adresimit të rekomandimeve prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit, i ka "terhequr veshin" Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Gjonaj ka ashpërsuar gjuhën, teksa ka kërkuar më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ana e prokurorëve.

Sipas saj, ka ardhur koha që pavarësia e secilit prokuror, thelbësore për një trajtim të pandikuar të cështjeve konkrete,  të shoqërohet me më shumë proaktivitet, përgjegjësi dhe llogaridhënie të prokurorëve, që është faqja tjetër e së njëjtës medalje.

“Shqiptarët presin sot përgjigje të shpejta nga prokuroria, pa zvarritje dhe sorollatje, me muaj e me vite. Presin që prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin, sic kemi vëmë re në disa raste kohët e fundit; presin që prokuroria të mos pushojë a mosfillojë çështje në kundërshtim të hapur me ligjin dhe provat. Presin me pak fjalë drejtësinë e re”. ka thënë Gjonaj.

Duke u ndalur tek lufta ndaj korrupsionit, Ministrja e Drejtësisë, ka kërkuar që të merren masat për respektimin e standarteve etike dhe profeisonale, në zbatim të kuadrit ligjor për përgjegjësinë disiplinore, në funksion të forcimit të integritetit, eficencës dhe përgjegjshmërisë, krahas pavarësisë së tyre.

Gjithashtu ajo ka kërkuar, marrjen e masave për garantimin e paanshmërisë dhe shmangie e çdo lloj influence ose ndikimi ndaj prokurorit ashtu si dhe forcimin e mekanizmave të kontrolli dhe llogaridhënies së prokurorëve.

“Shtimin e numrit të hetimeve proaktive dhe numrit të rasteve të përdorimit të metodave speciale të hetimit për këto vepra penale.

Shtimin e numrit të hetimeve për veprat penale në fushën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posacme në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese.

Lidhur me asetet e sekuestruara dhe konfiskuara, rezulton se raporti i kërkesave për sekuestrim/konfiskim vijon të mos jetë në nivelet e kërkuara në raport me numrin e procedimeve penale të rregjistruara për veprat penale të korrupsionit, megjithatë vlen të përmendet se gjatë viti 2020 ka patur raste të hetimit dhe dënimit të zyrtarëve të lartë dhe pavarësisht kësaj është rekomanduar për vitin 2020 shtimi i numrit të hetimeve sistematike pasurore dhe hetimit për veprat penale që gjenerojnë produkte/të ardhura, si dhe shtim i aseteve të sekuestruara/konfiskuara”, është shprehur ndër të tjera Gjonaj.

Të fundit