Flash News

KRYESORE

Gjonaj për DW:  Krijimi i SPAK deri në fund të vitit

Gjonaj për DW:  Krijimi i SPAK deri në fund të vitit

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

Duke folur për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por në secilin vend dhe Europë.

"Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës“, tha ministrja.

E pyetur nga gazetari Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, ministrja e Drejtësisë thotë për DË, se “besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim".

Të fundit