Flash News

KRYESORE

Gjoni kritikon ashpër qeverinë: Me qetësinë dhe arrogancën tuaj po çoni vendin në përplasje civile

Gjoni kritikon ashpër qeverinë: Me qetësinë dhe

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka kritikuar ashpër nga foltorja e Kuvendit masat e qeverisë për frenimin e koronavirusit.

Akuza të forta ka hedhur ndaj kryeministrit Rama, për të cilin ka thënë se nuk ka se çfarë të ofrojë më dhe po terrorizon njerëzit me masat e vendosura, e duke lënë shumë qytetarë pa të ardhura.

Sipas Gjonit vendimet e qeverisë po e çojnë vendin në  përplasje civile. Ai nënvizon se mos mbledhja e kuvendit të Shqipërisë për një muaj është shkelje e të drejtave demokratike, me theksin se ka munguar mendimi i deputetëve për situatën.

Edi Rama jep urdhra nga burgu i Surrelit për të ndërruar fashat e orareve.

Këtu duket ndryshimi mes një vendi demkoratik dhe komunist.

Ka një muaj që parlamenti ka qenë i mbyllur. Kjo nuk duhet të ndodhte. Parlamenti duhet të ishte mbledhur edhe online. Por ne u shpërfillëm nga kuvendi e kryeministri. Ky kryeministër na jep shembuj Francën e na thotë se e ne mund të ishim sëmurur sikur nga shëptoi ky. Ju po i trajtoni shqiptarët si kriminelë. Pse po e bën Edi Rama këtë? Sepse s’ka ç’ të ofrojmë më, i kanë rënë poturet. Sot kriza e koronës nuk është shëndetësore, por financiare.

Me qetësinë dhe arrogancën tuaj po e çoni vendin në përplasje civile”, tha Gjoni.

Të fundit