Flash News

KRYESORE

Gjoni kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Më shumë njerëz ka vrarë tërmeti, sesa Covid-19

Gjoni kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, duke folur në seancën plenare u shpreh se është kundër gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri. Ai argumentoi se nuk janë kushtet e përshtatshme për këtë fatkeqësi, pasi tërmeti vrau më shumë njerëz.

“Unë nuk shoh kushtet e përshtatshme për fatkeqësisnë natyrore. 20 e kusur vdekje nuk janë arsye e fortë. Më ndjeni kolegë, por më shumë njerëz ka vrarë gripi, se ka vrarë koronavirusi në Shqipëri. Në Shqipëri virusi s’po bën kërdinë. Tërmeti vrau më shumë njerëz e la më shumë pasoja”, tha Gjoni.

Me ashpërsi Gjoni foli për socialistët, të cilët i akuzoi se bëjnë pazare me presidentin Meta, e se më parë kërkonin shkarkimin e tij.

Ku jeni o socialistë? Ku është Ulsiu? Bënte e komision për të shkarkuar Ilir Metën. Sot e keni kthyer në deputet me korrespondencë. Pse nuk e shkarkoni?

Këta rrotullohen treshe në krevat mbi kurrizin tuaj. Nga këta të tre është e paparë se Edi Rama ka fat. Ai ka përballë një dështak. E kam fjalën për atë që është jashtë e rri si dele. Është e turpshme që Shqipëria po bëhet peng nga që njëri që vuan nga kompleksi i inferioritetit e nga një tjetër që vuan nga paranoja”, tha Gjoni.

Të fundit