Flash News

KRYESORE

Gjoni pas drekës me përfaqësuesin e DASH: Nuk ka më kohë për alibita apo mashtrime

Deputeti i ri i LSI, Ralf Gjoni ka reaguar pas takimin me zyrtarin e lartë amerikan David Kostelancik së bashku me Rudina Hajdarin. Gjoni shprehet se takimi me Kostelancik ishte i fokusuar në Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, ka ardhur koha që të gjithë faktorët të bashkëpunojnë për të përballuar sfidat që presin vendin më mbështetjen e SHBA. “Sot ndjehem më i bindur se kurrë që fokusi ynë duhet të jetë finalizimi i reformës në drejtësi dhe fillimi i një reforme substanciale zgjedhore, ku ndryshimi i sistemit të jetë primar. Nuk ka më kohë për alibi, mashtrime apo arnime sipërfaqësore estetike. Duhet bashkim i të gjithë faktorëve e energjive pozitive në këtë vend. Asnjë prej këtyre sfidave nuk do i adresojmë dot pa mbështetjen e vyer të miqve tanë amerikanë. Ndaj, mirënjohje SHBA!”, shkruan Gjoni në një postim në Facebook.

Drejtorin e ri për Europën Qendrore e Jugore në DASH zhvilloi takime me Ramën, Bashën, Kryemadhin, ndërsa shmangu Metën. Në qendër të diskutimeve ishte kriza politike dhe reforma zgjedhore.

Të fundit