Flash News

KRYESORE

Gjosha: Keqardhje për Ramën, Shqipëria e katandisur keq

Gjosha: Keqardhje për Ramën, Shqipëria e katandisur keq

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ndien keqardhje për Edi Ramën, që e quan kryeministrin ilegjitim të vendit të saj.

Në një status në Facebook, ajo shkruan se nën drejtimin e tij, një katandisje të tillë Shqipëria kishte kohë që nuk e përjetonte.

Sipas saj, situata e vështirë ku ndodhemi, është një arsye e fortë që shqiptarët të protestojnë sot.

Statusi

“Sot kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim! Dilemë shumë e madhe duhet të jetë për të, të zgjedhë mes të qenurit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! Një katandisje të tillë kishte kohë që nuk e përjetonte Shqipëria!

Kjo një arsye më shumë për të qenë të gjithë bashkë sonte, në protestën e qytetarëve të lirë, për demokracinë, fjalën e lirë, zgjedhjet e ndershme, mundësitë e barabarta dhe Shqipërinë si gjithë Europa!”, shkroi Gjosha.

Të fundit