Flash News

KRYESORE

Gjosha: Papjekuria politike po largon shqiptarët nga vendi

Ish deputetja e LSI-së Klajda Gjosha mendon se prioriteti i Shqipërisë duhet që të jetë rikthimi i shpresës te qytetarët. Në Facebook ajo shkroi se vendi ka nevojë për qëndrueshmëri politike si edhe ekonomike.

“Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik. Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!”, shkroi Gjosha.

Të fundit