Flash News

KRYESORE

Gjovalin Kadeli u nda nga jeta, KQZ pritet ti japë PD një deputet në Lezhë

Gjovalin Kadeli u nda nga jeta, KQZ pritet ti japë PD një deputet

Gjovalin Kadeli i zgjedhuri nga listat e PD në zgjedhjet parlamentare të 2013 ndërroi jetë në maj të këtij viti, nisur nga kjo ngjarje mandati i tij pritet ti kalojë deputetit të renditur i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë.

Ky vendim pritet të merret nesër nga KQZ ku do të jetë një nga pikat për diskutim.

Njoftimi i KQZ:

– Për kallëzimin penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e proçesit të votimit dhe numërimit të votave, të cilët kanë shkelur dispozitat e kodit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.

– Për miratimin e strukturës së buletinit për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25.06.2017.

– Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët dhe sekretarët e ZAZ, të emëruar kryesisht nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017.

– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, të listës shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. 

Të fundit