Flash News

KRYESORE

Gjovalin Loka ish-sigurims, reagon Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për të, opozitës nuk i përgjigjem

Gjovalin Loka ish-sigurims, reagon Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaruar se mban përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës, drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike, i akuzuar nga opozita se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

I pyetur nga gazetarët në Korçë, Lleshaj shton po ashtu se akuzave të opozitës nuk do t’i përgjigjet.

Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës, unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem", tha Lleshaj.

Kujtojmë se Loka, ka kaluar me sukses Vettingun, duke u konfirmuar sërish në detyrë, ndërsa përgjatë hetimit komisioni i jashtëm në gjetjet e tij bëri publik faktin se përgjatë janar 1991 deri më qershor 1991 kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në rolin e operativit në Bicaj të Kukësit. Ai ka kërkuar të mos diskriminohet pasi s’ka dënuar, keqtrajtuar apo rekrutuar askënd.

Nga ana tjetër, PD e akuzon drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike  Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Të fundit