Flash News

KRYESORE

Gjuajti me çakmak nga tribuna VIP, Shoqata e Arbitrave dënon gjestin e deputetit Braçe

Gjuajti me çakmak nga tribuna VIP, Shoqata e Arbitrave dënon gjestin

Ndeshja e djeshme Partizani –Skënderbeu nuk ka kaluar pa incidente. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” ka goditur arbitrin me çakmak.

Për gjestin e Braçes ka reaguar Shoqata e Arbitrave Shqiptarë, që e konsideron veprim antisportiv.

“Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak fair nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Braçe i cili në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit, në momentin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Shoqata e Arbitrave dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi. Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk i përkasin aspak futbollit, dhe për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Arbitrave.

Të fundit