All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Gjueti shtrigash’ ndaj opozitës/ Cilët janë zyrtarët që u ndoqën penalisht brenda një dite pse refuzuan 30 qershorin

‘Gjueti shtrigash’ ndaj opozitës/ Cilët janë
All - Paragraf - 1

Zyrtarët e opozitës duket se janë nën ‘lupën’ e policisë për çdo akt që bëjnë apo fjalë që nxjerrin nga goja.

All - Paragraf - 3

Nëse ndonjëri prej tyre flet kundër 30 qershorit, datës së fiksuar nga mazhoranca për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, ndaj tij merren menjëherë masa dhe ndiqet penalisht.

Vetëm ditën e sotme kanë qenë tre zyrtarë të PD-së dhe dy shtetas të tjerë, të cilët janë proceduar penalisht për të njëjtat akuza: “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengim me dhunë i veprimtarisë së partive politike”, “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

I proceduari i parë ka qenë kreu i PD-së Elbasan Aurel Bylykbashi.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimit Kundër Personit, Bylykbashi u procedua në gjendje të lirë për të tria veprat penale,  “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengim me dhunë i veprimtarisë së partive politike”, si dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Masa ndaj kreut të PD-së së degës Elbasan erdhi pas fjalimit të tij dy ditë më parë në një takim të Aleancës për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.

Pas tij ka qenë kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frroku, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Zyrtari i tretë i kallëzuar nga policia ka qenë kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të dhunshme'”, njofton policia.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit: A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë; Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Të fundit