Flash News

KRYESORE

Gjuha e programimit që iu mëson fëmijëve me aftësi të kufizuar në shikim që të kodojnë

Gjuha e programimit që iu mëson fëmijëve me aftësi

Theo Holroyd dhe Ollie Gerety kanë një pasion të përbashkët, ata pëlqejnë shumë kodimin. Por deri më sot ishte e pamundur për ta, të zhvillonin një program.

Theo ka aftësi të kufizuar në shikim dhe metodat e përdorura në shkolla për t’u mësuar bazat e kodimit fëmijëve nuk funksionojnë për të.

Scratch është një program vizual, i cili përbëhet nga blloqe me ngjyra të cilat kombinohen për të krijuar animacione.

Microsoft ka zhvilluar një ndërfaqe fizike programimi, e cila e bën kodimin të aksesueshëm për të gjithë personat me probleme me shikimin.

Code Jumper përbëhet nga një seri telekomandash ku secila përmban një linjë kodimi dhe komanda të caktuara. Të kombinuara të bashku në sekuenca të ndryshme ato mund të krijojnë një program dhe Theo e Ollie kanë dhënë kontributin e tyre për testimin e rafinimin e sistemit.

Ashtu si Scratch, sistemi përfaqëson konceptet bazë të programimit, përmes të cilave fëmijët mund të kalojnë në gjuhë më të sofistikuara programimi.

 

Të fundit