Flash News

KRYESORE

Gjuhëtari Rami Memushaj vendos notat për shqipen, i ashpër me politikanët: Do i ngelja në klasë

Në kuadër të tetorit, që është muaji i leximit, në qendër të Tiranës është vendosur një fjalor i madh elektronik, si mënyrë ndërgjegjësimi që shqiptarët të shkruajnë mirë gjuhën e tyre.

Nisma e Ministrisë së Kulturës ka ngjallur vëmendjen e kalimtarëve, të cilët ndalen për të shkruar fjalë në shqip.

Në një prononcim për televizionin A2, gjuhëtari Rami Memushaj nuk i ka kursyer vërejtjet për shoqërinë, por më tepër për politikanët, për mënyrën si e flasin dhe shkruajnë shqipen.

 “Shoqërisë shqiptare do t’i vija notën 6, pasi ka gjithë këto gabime. Kryeministrit do t’i vija notën 9 sepse është një përdorues i mirë i gjuhës. Megjithatë, po ta merrja në aspektin organizativ do t’i vendosja notën 4. Ai nuk ka bërë asgjë për gjuhën shqipe.

Ministrja e Arsimit duhet të mësojë njëherë gjuhën standarde, nuk di ta flasë. Do ta lija për në vjeshtë atë! Në parlament ka nivele të ndryshme, por një pjesë janë mbetës”, shprehet gjuhëtari Rami Memushaj. Nëse vite më parë, çdo shtëpi kishte fjalorin e gjuhë shqipe, sot shumica i kanë shitur dhe i kanë zëvendësuar me fjalorë të gjuhëve të huaja!”, tha ai për A2.

Të fundit