Flash News

KRYESORE

Gjunkshi: Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentet, Meçollari nuk mund të jetë pjesë e negociatorëve

Gjunkshi: Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentet, Meçollari nuk mund

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, në një intervistë për Report Tv është shprehur se për të gjithë dokumentacionin që disponon Ministria e Mbrojtjes, Artur Meçollari, nuk mundet të jetë pjesë e grupit negociator për të përcaktuar fatet e hapësirës territoriale detare të Shqipërisë.

Gjunkshi shprehet se shkelur Statusin e Ushtarakut. Është i vërtetuar që ekzistojnë dokumenta të plota që vërtetojnë se Meçollari që ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut.

Pjesë nga intervista 

Pyetje: Dje janë mësuar tre emrat e ushtarakëve që janë emëruar nga zoti Ilir Meta për të qenë në grupin negociator, bëhet fjalë për palën greke. Si i keni parë këto kandidatura?

Nuk është në tagrin tim të bëj të tilla vlerësime. Ajo çfarë mund të them është se Artur Meçollari, për të gjithë dokumentacionin që disponon Ministria e Mbrojtjes, nuk mundet të jetë pjesë e grupit negociator për të përcaktuar fatet e hapësirës territoriale detare të vendit tonë.

Pyetje: Përse?

Për ato arsye që ai është larguar nga Forca e Armatosur. Ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut. Është i vërtetuar që ekzistojnë dokumenta të plota  që vërtetojnë që ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut.

Po flasim për një person që është certifikuar nga NATO, pra një person që konsiderohet me vlera. Ku qëndron pikëpyetja?

Këtu nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie midis Shqipërisë me NATO-n. Këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie që ka të bëjë me interesin kombëtar.

Po e theksoj dhe njëherë që është i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, i plotë që Meçollari nuk ka integritetin e plotë për të përfaqësuar këtë komision për të cilën është ngritur.

Përsa i takon anëtarit tjetër, Komandant i Forcave Detare, Major Dedgjoni, nuk është aspak i kualifikuar në fushën për të cilën  është kërkuar që të negociojë.

 

Të fundit