Flash News

KRYESORE

Gjuzi ‘kërcënon’ Andi Bushatin: Kujdes se të fus golin, si Bashkim Finos

Gjuzi ‘kërcënon’ Andi Bushatin: Kujdes se të fus

Kujtim Gjuzi ka folur për disa minuta direkt në emisionin “Të Pakespozuarit” se përse ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit. Ndërsa Gjuzi fliste për “opozitën e re”, mes të ftuarve në studio kishte shpesh të qeshura, ndër to Andi Bushati.

I acaruar, Gjuzi, iu drejtua Bushatit, “Bushat kujdes! Të fus golit si Bashkim Finos”. I pyetur më tej, për akuzat ndaj tij si borxhli ndaj njerëzve, dhe se i kanë mbajtur celularin për shkak të borxhit, Gjuzi i mohoi keto: "Numri i celularit tim është 0692079... ", sqaroi Gjuzi.

Kryetari i Partise Konservatore u rendit i 19-ti ne listen e Partise Demokratike per Qarkun e Durresit, ndersa tani pret te hyje ne parlament pas djegies se mandateve nga perfaqesuesit e opozites.

Të fundit