Flash News

KRYESORE

Gjuzi paralajmëron Mitsotakisin: Macja e Taqos nëse nuk tërheq deklaratën do të krijojmë trazira

Gjuzi paralajmëron Mitsotakisin: Macja e Taqos nëse nuk tërheq

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësish kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis të tërhiqet nga deklarata e tij në parlamentin grek se shteti i tij do zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Gjuzi paralajmëroi Mitsotakisin se nëse nuk tërhiqet nga deklarata e tij për detin, nëse vjen në Shqipëri, do të përballet me konservatorët që do të krijojnë trazira.

“10 janë deputetët opozitarë në parlament pjesa tjetër janë të kontrolluar nga Edo Rama. Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Mitsotakis i riu. Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai. Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha ndër të tjera Kujtim Gjuzi. Nëse nuk tërheq deklaratën që ka bërë”, tha Gjuzi.

Deklarata e Mitsotakisin për kufirin detar me Shqipërinë, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ndërkohë kryeministri Rama ka theksuar se nuk ekziston një marrëveshje dhe se negociatat janë ndërprerë.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/621617095381019/

Të fundit