Flash News

KRYESORE

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ish-deputetit të LSI-së për t’u kthyer në Kuvend

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ish-deputetit të

Gykata Administrative ka rrëzuarkërkesën e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica për t’u rikthyer në Parlament si deputet.

Gledion Rehovicës, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Beratin, iu hoq mandati nga KQZ më 5 janar të vitit 2018, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë, ish-deputeti i LSI-së, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”, dhe këtë dënim nuk e kishte pasqyruar në formularin për dekriminalizimin.

Por Rehovica mohoi në atë kohë akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë asaj periudhe për të cilën është akuzuar.

Të fundit