Flash News

KRYESORE

Gjykata dënon aktivistin shqiptar për pjesëmarrje në protestë: Gjykatësja e mori vendimin sikur të ishte Edi Rama

Gjykata dënon aktivistin shqiptar për pjesëmarrje në

Aktivsti Napolon Laska është dënuar nga Gjykata me 6 muaj shërbim prove vetëm sepse mori pjesë në protestën e Mbrostarit, ku banorët kundërshtuan ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Laska thotë se gjykatësja e mori vendimin sikur të ishte vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa paralajmëron se nuk do të tërhiqet dhe nuk do të heshtë.

Reagimi i aktivistit:

Nuk dua ta komentoj vendimin e gjykatës sot i cili më dënon me 6 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryej asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe. Praktikisht të kem frikë të protestoj dhe të ngre zërin. Atë do e zgjidhim duke e apeluar në të gjitha shkallët e mundshme të gjyqësorit.

Problemi është kur në të njëjtën ditë, kryeministri na quan injorant ne që protestojmë për mbrojtjen e jetës, gjykatësja me mendjen e urdhërin tij dhe sikur të ishte ai vet, merr vendim për denimin tonë.

Për një gjë më vjen keq në gjithë këtë histori:

Më vjen keq që nuk paskam qenë i qartë kur kam thënë se nuk më trembni dot as me hetime, as me procedime e as me vendime gjykatash.

Të fala reformës në drejtësi!

Shihemi në protestën e radhës fashistë palaço!

#MeMbrostarin

#YouCanNotStopMe

Të fundit