Flash News

KRYESORE

Gjykata dënon avokatin me shërbim prove, u kap me drogë

Gjykata dënon avokatin me shërbim prove, u kap me drogë

Avokati i Dhomës së Avokatisë në Tiranë , është shpallur fajtor nga Gjykata duke u dënuar me tre vite e katër muaj shërbim prove, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Avokati është shtetasi H.K i arrestuar në 22 janar të këtij viti nga policia. Ai ka pranuar akuzën dukë kërkuar gjykim të shkurtuar si dhe ka shpallur pendesë për veprën penale. Ai ka deklaruar se drogën me të cilën u kap e kishte për përdorim vetjak dhe jo për shpërndarje, në këto kushte gjykata ka vendosur masën shërbim prove për tre vite e katër muaj, me kusht që mos të kryej asnjë vepër penale gjatë kohës që është i dënuar.

Në 22 janar 2017 avokati ka qenë duke lëvizur me makinën e tij në zonën e quajtur  “Lura” në Laknas të Tiranës dhe në momentin që kishte evidentuar policinë H.K ka tentuar të hedhë lëndën narkotike por nuk ia doli. Pasi policia peshoi pakon e kanabisit rezultoi se peshonte 7.5 gramë. Nga pretendimi i avokatit se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak, është bërë ekspertiza teksikologjiko-ligjore nga e cila ka rezultuar se pretendimi i tij ishte i vërtetë.

Të fundit