Flash News

KRYESORE

Gjykata e Apelit ‘rrëzoi’ shkallën e parë, Tahiri pas seancës: Më vjen ndot dhe turp, kjo është padrejtësi

Gjykata e Apelit ‘rrëzoi’ shkallën e parë, Tahiri pas

Pas një maratone të gjatë procesesh gjyqësore, beteja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me ligjin do të vazhdojë sërish.

Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim.

Në sajë të këtij verdikti nga tre gjyqtarët Dhimitër Lara, Albana Boksi dhe Nertina Kosova, ish-ministri do të rigjykohet nga e para. Shkak u bë fakti se trupa nuk ka gjetur asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke bërë që çështja e tij të kthehet në pikën zero, tashmë nga një tjetër trupë gjykuese.

Ish-ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor nga Krimeve të Rënda vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke u dënuar me 3.4 vite shërbim prove, por e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

Ai u dënua bashkë me Jaeld Çelen, ish drejtorin e Policise Vlore, i cili akuzohet po ashtu për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish-drejtori i policisë, u dënua në arrati në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim, ndërsa disa muaj më parë u vetëdorëzua.

Beteja e Tahirit me drejtësinë kthehet në pikën 0; Ish-ministri: Më vjen ndot dhe turp! Nuk e prisja, kjo është padrejtësi!

“U përballa si qytetar, jo si vemjet e tjera!”; I revoltuar pas procesit, paralajmëron Tahiri: Ka shumë emra që duhet të dalin para drejtësisë

“SPAK shkeli procedurën kur i komunikoi akuzën”, Sajmir Tahiri tregon arsyen e rikthimit të dosjes për rigjykim

Beteja maratonë me drejtësinë/ Si nisi historia e Sajmir Tahirit nga ‘kampion’ në ‘kurban’ të Ramës e deri në mbërritjen në pikën “0” të karrierës së tij

Të fundit