Flash News

KRYESORE

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn seancën për ish-drejtorin e burgjeve, Artur Zoto

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn seancën për ish-drejtorin e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore në ngarkim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i cili akuzohet për korrupsion.

Në seancën e sotme pritej të dëshmonte ish-zëvendësi i Zotos, Iliaz Labi, i bashkëpandehur me Zoton për një procedim.

Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda duke u bazuar në një sërë telefonatash të përgjjuara ka ngritur dyshime për implikimin e Zotos në abuzimet që janë bërë me këtë tender.

Ish-drejtori i Burgjeve u arrestua me 21 shkurt 2017.

Të fundit