Flash News

KRYESORE

Gjykata e la në burg, avokati: Gjuzi ishte te vjehrra, s’ka prova për vrasjen e Majollarit

Gjykata e la në burg, avokati: Gjuzi ishte te vjehrra, s’ka prova

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Kastriot Gjuzin, pasi dyshohet se ka vrarë shtetin Mario Majollari për hakmarrje pasi babai i viktimës, Avni Majollari vrau në vitin 2000 vëllain e Kastriotit, Ilirin. Megjithatë, avokati i Gjuzit pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që implikon 40 vjeçarin duke shtuar se arratisja në Kosovë u bë nga paniku.

“Ardhja e policisë ishte shumë brutale, e ka kapur paniku dhe prandaj është larguar. Nuk ka asnjë provë përveç dyshimit për vrasjen e vëllait shumë vite më parë. Ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka mohuar kategorish ngjarjen. Ka dhënë një shpjegim të detajuar për këtë problem, pasi pikërisht në atë lagje ka pasur vjehrrën saj. Ai e vizitonte vjehrrën 2-3 herë në ditë. Vajtja e policisë në banesë ishte e dhunshme, në moment e kapi një panik që u shoqërua edhe pak ditë më parë. Pasi pa në media ato që fliteshin për të, vendosi që të kthej nga Kosova”, tha avokati.

Kujtojmë se 40-vjeçari u arrestua afër kufirit me Kosovën 10 ditë pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa kishte përdorur emrin Petrit Gega për të kaluar kufirin. Ai akuzohet si autori kryesor për vrasjen e ndodhur më datë 10 prill në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet.

Të fundit