Flash News

KRYESORE

Gjykata e la të lirë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon rikthimin në burg të Dashamir Xhikës

Gjykata e la të lirë, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda la të lirë ish-drejtorin e ARRSH-së Dashamir Xhiën.

Mirëpo, pas këtij vendimi nga trupi gjykues, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar sot vendimin e për lirimin nga burgu të Xhikës. Në ankimimin e organit të akuzës kërkohet rikthimi në burg i Xhikës. Xhika mbahej në burg për skandalin e abuzimeve me rrugën “Tiranë-Elbasan”.

Dje, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Ilirjana Olldashi, vendosi që të ndryshojë masën për Xhikën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrojtja ka argumentuar se Xhika ka probleme me shëndetin dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë, nuk rrezikon të largohen apo të përsërisë të njëjtën vepër penale, për të cilën po hetohet.

Kujtojmë që veç Xhikës, për rastin janë nën hetime dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme.

Të fundit