Flash News

KRYESORE

Gjykata e Lartë fillon punën, ambasadorja Kim: Thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi

Pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar 3 gjyqtarët e rinj përmes një mesazhi në Twitter, ku ka dhënë edhe mesazhin e saj.

Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive kurse funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.

Statusi i ambasadores Kim

Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.

Të fundit