Flash News

KRYESORE

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK, gjyqtari Luan Daci sërish në rrezik

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK, gjyqtari Luan Daci sërish

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci, duke vendosur ta kalojë për gjykim.

SPAK bëri rekurs më parë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hoqi gjyqtarit Daci masën e pezullimit nga detyra.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit masa e “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Kujtojmë se gjyqtari Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.

Ditari politik

Të fundit