Flash News

KRYESORE

Gjykata e Lartë publikon emrat: Këta janë dy kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Lartë publikon emrat: Këta janë dy kandidatët

Gjykata e Lartë ka bërë publikë emrat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas njoftimit, rezulton se kanë paraqitur interes për të kandiduar, dy gjyqtarë, Brikena Ukperaj, nga Gjykata e Apelit Vlorë, si dhe Luan Dervishi, nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Ndërsa Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Gjykata e Lartë thotë se do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj.

Brikena Ukperaj e ka kaluar me sukses sitën e vetingut, ndërsa Luan Dervishi pritet të dalë para vetingut gjatë këtyre ditëve.

Të fundit