Flash News

KRYESORE

Gjykata e Lezhës jep vendimin, Fran Frrokaj i shpëton burgut  

Gjykata e Lezhës jep vendimin, Fran Frrokaj i shpëton burgut  

Pas rreth 3 orësh në seancë dhe nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Lezhës ka marrë vendimin për masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë, Fran Frrokaj. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun Frrokaj, kreun e Këshillit të Qarkut, Gjok Ndoka, si dhe 11 zyrtarë të tjerë të paraqitur në seancën e ditës së sotme.

Ata u arrestuan të premten dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” lidhur me veprën penale të “tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun”. Po ashtu, masa e sigurisë për Ndokën iu komunikua në ambientet e spitalit, ku ai përfundoi gjatë këtyre ditëve si pasojë e problemeve shëndetësore me zemrën, si dje

Emrat e 11 zyrtarëve të tjerë

Dilaver Neli

Pjetër Gjoni

Juxhina Mema

Gjelina Baca

Enver Hafizi

Adenis Haxhia

Enkelejd Zefi

Marte Gjergji

Frrok Marku

Luigj Paloka

Gjon Ndoka

 

Ndërkohë, seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë dhe jashtë godinës zhvilloheshin protesta nga qytetarë të Lezhës dhe punonjës të bashkisë, të cilët e kanë cilësuar arrestimin e Fran Frrokaj si një lëvizje politike.

 

 

Të fundit