Flash News

KRYESORE

Gjykata e New York rrëzon kërkesën e Becchettit për marrjen e 433 mln dollarëve nga gjiganti i energjisë ENEL

Gjykata e New York rrëzon kërkesën e Becchettit për marrjen

Për një kohë të gjatë nuk e kemi dëgjuar emrin e Francesko Becchetti dhe ja tek na vijnë lajme prej tij ku për të dytën herë ka humbur procesin gjyqësor të hapur në Amerikë ndaj gjigantit të energjisë në Itali, ENEL, ku shpresonte të fitonte 433 milionë dollarë. Megjithatë sipas të dhënave që disponon Report Tv, thuhet se ky vendim i divizionit të apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York, e ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Becchettit pasi kjo çështje nuk ishte në juridiksionin e tyre.

Sipas vendimit të datës 8 shkurt 2018 Gjykata Supreme në New York konkretish divizioni apeleve ka rrëzuar kërkesën e kompanisë Albania BEG Ambient Sh.p.k. (ABA). Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e 3 viteve më parë marrë nga Gjykata Supreme e New York-ut, e cila thoshte se është jashtë juridiskionit të sajë t'i japë fuqi ekzekutuese që është marrë nga një gjykatë tjetër.

Bëhet fjalë për një vendim marrë nga gjykata e Tiranës më 24 Mars 2009 ku kompanisë së Becchettit i njohu të drejtën e kompensimit nga ENEL në shumën 433 milion euro. Ne qendër të këtij procesi gjyqësor ishte kërkesa e kompanisë së  Becchettit për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale nga ENEL pas një kontrate të lidhur mes Beccheti Enegry Group (BEG) dhe ENEL në 2 shkurt 2000.

Koktrata kontraktuale ishte lidhur mes palëve me qëllim ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Përmes një vendimi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë kompanisë së Becchetit që ngriti pretendimin për mos zbatimin e kontratës nga ENEL, duke e shpërblyer me 433 milion euro.

Por italiani Francesko Becchetti asnjëherë nuk e pati mundësinë e përfitimit të kësaj shume, pasi ENEL nuk kishte asnjë investim apo llogari bankare në Shqipëri. Duke përdorur kompani të fuqishme avokatore në Amerikë dhe Europë, Francesko Becchetti i vuri ata në lëvizje për të gjetur mundësitë në marrjen nga ENEL të 433 milion eurove.

 

Të fundit