Flash News

KRYESORE

Gjykata e Shkodrës ‘rrëzon’ Voltana Ademin, socialistit më pak të votuar i jep mandatin e kryebashkiakut

Gjykata e Shkodrës ‘rrëzon’ Voltana Ademin, socialistit

Gjykata e Shkodrës i jep mandatin e kryebashkiakut Valdrin Pjetrit,

Ndonëse Pjetri u shpall fitues, në mungesë të opozitës vetëm me 8% të votave, sërish gjykata e ka legjitimuar mandatin e tij për drejtimin e bashkisë së Shkodrës.

Nga ana tjetër, gjykata rrëzoi kërkesë-padinë e bërë nga Voltana Ademi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Ademit, kërkesa u bë për të vërtetuar akuzat e opozitës mbi zgjedhjet e njëanshme vendore për të cilat shtoi se janë marrë letërnjoftimet e qytetarëve pa dijeninë e tyre për të votuar.

Pas numërimit të votave, kujtojmë se Pjetri mori 10.884 vota ose e thënë ndryshe 1 mijë e 681 vota më pak se kandidatja socialiste Keti Bazhdari në 2015, ndërsa partia socialiste u rrit këto zgjedhje me 1422 vota.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka kërkuar brenda 15 gushtit konstituimin e kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë pas 30 qershorit.

Të fundit