Flash News

KRYESORE

Gjykata e Strasburgut, tre pyetje shtetit shqiptar për çështjen “Ilir Beqaj”

Gjykata e Strasburgut, tre pyetje shtetit shqiptar për çështjen

Heqja e  mandatit të deputetit Ilir Beqajt në vitin  2011 vijon të ndiqet nga ky i fundit në GJykatën e Strasburgut.  Beqja e ka paditur qeverinë shqiptare dhe pret drejtësi nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Mësohet se sot kanë mbërritur në drejtim të autoriteteve shqiptare 3 pyetje nga Strasburgu.

“-A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në përputhje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009?

-A ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës?

Palët janë të ftuara të japin informacione mbi sfondin dhe çdo interpretim ose komentim doktrinor për qëllimin dhe zbatimin e nenit 70/ 3 të Kushtetutës.

– A dha Gjykata Kushtetuese arsye të mjaftueshme për të gjetur se kërkuesi kishte shkelur kërkesat e nenit 70 § 3 të Kushtetutës?”, janë tre pyetjet e gjykatës për të cilat shteti shqiptar duhet të japë përgjigje.

Kujtojmë se ishte tetori iu vitit 2011 kur  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që t’i heq mandatin Beqajt. Nëse Ilir Beqja del fitues nga ky proces gjyqësor, atij do i njihen 3 vitet e heqjes së mandatit.

 

 

Të fundit