All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gjykata e Tiranës/ Arrest me burg për 47 vjeçaren amerikane që dhunoi fëmijët

Gjykata e Tiranës/ Arrest me burg për 47 vjeçaren amerikane
All - Paragraf - 1

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Andrea Grace Baley shtetasen amerikane, e cila akuzohet nga prokuroria për dhunë ndaj fëmijëve të saj të adoptuar.

All - Paragraf - 3

Në sallë Baley u paraqit me ndihmën e një përkthyese, e cila i komunikoi asaj akuzën për dhunë dhe keqtrajtim ndaj të miturve.

Amerikania nuk pranoi se ka dhunuar fëmijët e saj të adoptuar 14 dhe 17 vjeç ndërsa sqaroi se, ka pasur marrëdhënie problematike me dy të miturit pasi ata nuk silleshin mirë dhe herë pas here vidhnin në shtëpi.

Ndërkohë të miturit janë strehuar në një qendër sociale dhe nuk pranojnë të kthehen më në banesë. Ata kane pretenduar se janë dhunuar nga nëna e tyre vetëm se kishin dashur të merrnin disa ushqime në shtëpi.

Madje të miturit kanë patur edhe shenja dhune për të cilat thanë se i janë shkaktuar nga nëna e tyre.

Gjithashtu gjykata ka vendosur sot edhe urdhër mbrojtje për dy të miturit. Ndërsa po shihet mundësia për të marrë në kujdesie edhe fëmijët e tjerë të adoptuar nga 47 vjeçarja.

Andrea Grace Baley u prangos pak ditë më parë nga oficerët e komisariatit numër 1 në Tiranë pasi ajo u kallëzua nga fëmijët e saj se i kishte keqtrajtuar.

Të fundit