Flash News

KRYESORE

Gjykata e Tiranës liron nga qelia 10 protestues të ‘Astirit’, një tjetër mbetet në burg

Gjykata e Tiranës liron nga qelia 10 protestues të

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘ detyrim paraqitje’ për 10 banorë të ‘Astirit’ të arrestuar pas protestës së ditës së enjte para Parlamentit, e shoqëruar me përplasje fizike me policinë.

Në seancë u vendos ‘arrest me burg’ vetëm për një prej të arrestuarve. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Dorjan Protoduarin, i cili u arrestua në Spitalin e Traumës, ndërsa vizitonte nënën e tij të lënduar gjatë protestës.

Ndërkohë, një ditë më parë, Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë: Erald Muçaj, Ali Nalic, Alban e Paolo Ahmetcenaj dhe Lulzim Dozhanin prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Seanca u ndoq nga afër edhe nga deputetët e opozitës së bashkuar, nga Aldo Bumçi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari dhe Silva Caka.

Të fundit