Flash News

KRYESORE

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Agron Tufës, pushon çështjen penale ndaj Spartak Brahos

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Agron Tufës, pushon

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë padinë e ish kreut të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Agron Tufa ndaj deputetit socialist, Spartak Braho.

Trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Pasho vendosi të pushojë çështjen, pasi Tufa e paditi Brahon për fyerje dhe shpifje, si dhe kërkoi si dëmshpërblim një shumë prej 250 000 lekësh.

Sipas gjykatës, padia e ngritur nuk përmbush kriteret ligjore në aspektin e legjitimimit aktiv të kërkuesit dhe nuk mund të merret në shqyrtim prej kësaj Gjykate.

Kujtojmë se Tufa një muaj më parë u largua nga Shqipëria dhe kërkoi azil politik në Zvicër pasi sipas tij, është kërcënuar me jetë bashkë me familjen.

Të fundit