Flash News

KRYESORE

Gjykata e Vlorës jep vendimin, Shpëtim Gjika i shpëton burgut

Gjykata e Vlorës jep vendimin, Shpëtim Gjika i shpëton burgut

Ka marrë fund sot kalvari i gjatë i gjykimit për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. Gjykatësi Laurent Fuçia e dënoi me 4 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Megjithatë vendimi për katër vite burg konvertohet ne dy vjet shërbim prove dhe për tri vitet në vijim Gjika nuk mund të kryejë asnjë funksion të lartë publik.

Ndërkohë gjykata vendosi pafajësi për Doriana Sulajn, 1 vit burg për ridvan Mersinin që i konvertohet në dy vite shërbim prove dhe tri vite burg për biznesmenin Artur Haxhi për falsifikim dokumentesh më shumë se një herë.

Të fundit