Flash News

KRYESORE

Gjykata Europiane, përzgjidhet kandidati shqiptar në Strasburg

Është përzgjedhur kandidati i Shqipërisë për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ai është Darian Pavli dhe është vlerësuar nga Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën e Strasburgut, raporton ’Panorama’.

Më datë 28 shtator, Komisioni i Përzgjedhjes së kandidaturave ka zhvilluar intervistimin e tre kandidatëve që dërgoi qeveria Rama ndërkohë që në listën e kandidatëve, veç Pavlit, ishte edhe Sokol Berberi dhe Marjana Semini.

“Komisioni intervistoi të gjithë kandidatët, më 28 shtator 2018. Komisioni i rekomandon Asamblesë Parlamentare, me shumicë të madhe, z. Darian Pavli si kandidatin më të kualifikuar”, thuhet në materialin zyrtar të siguruar nga “Panorama”.

Votimi i datës 12 tetor do të kërkojë konsensus të gjerë për kandidaturën e Shqipërisë dhe në rast se emri i Darian Pavlit nuk votohet me konsensus, atëherë procedura mund të rinisë nga e para.

Ledi Bianku është gjyqtari aktual i Shqipërisë në GJEND por që i ka përfunduar mandati.

 

 

Të fundit