Flash News

KRYESORE

Gjykata Federale e shpall fajtor, Martin Shkreli: Gjueti shtrigash me përmasa epike

Gjykata Federale e shpall fajtor, Martin Shkreli: Gjueti shtrigash me

Shqiptari më i urryer në amerikë, Martin Shkrelin është shpallur fajtor nga gjykata Federale në Brooklin në New York.

Martin Shkreli si ish-ekzekutiv Turing Pharmaceuticals, është akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë. Prokurorët e kanë akuzuar Shkrelin se ka mashtruar vazhdimisht investitorët.

Ndërkohë që pala mbrojtëse këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Jashtë gjykatës, Shkreli e quajti procesin kundër tij "një gjueti shtrigash me përmasa epike". Ai rrezikon deri në 20 vite burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.

Të fundit