Flash News

KRYESORE

Gjykata jep masën për Indrit Bajraktarin, 25-vjeçari rrëfen si ndodhi ngjarja: U rrëzuam nga motori i ujit, isha 40 min në det pa ndjenja

Gjykata jep masën për Indrit Bajraktarin, 25-vjeçari

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për Indrit Bajraktarin pas mbytjes së 17- vjeçare, Enisa Doda, në Velipojë.

Në dëshminë e tij gjatë seancës gjyqësore, Bajraktari u shpreh se ai së bashku me viktimën ishin rrëzuar të dy nga motorskafi gjatë manovrave në det, duke qëndruar pa ndjenja për 40 minuta. Po ashtu, sipas Bajraktarit, asnjë nga ata të dy nuk kishte veshur jelekë shpëtimi.

Po ashtu, 25- vjeçari thotë se ka hasur një tjetër çift me motorskaf dhe ata i thanë se po njoftonin pronarët e motorskafeve. Më pas ai tha se ka tentuar të dalë me not pasi e kapi paniku dhe kishte frikë.

"Kemi rënë të dy pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Jemi rrezuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur dhe dola me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua.

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje", tha ai.

Indrit Bajraktari ka sqaruar se Enisa Dodën e njihte prej motrës së saj që jeton në Angli, dhe mendoi se ajo ishte 18 vjeçe prandaj dhe dolën me motor uji në Velipojë. Vetë Bajraktari jeton në Angli, ku është dhe i martuar teksa pret të bëhet baba.

Ndërkaq, nëna e 17-vjeçares u shpreh para oficerëve të policisë se vajza i kishte kërkuar leje për të dalë për kafe me një shok, por që nuk u rikthye më e gjallë.

Të fundit