Flash News

KRYESORE

Gjykata kërkon rikthimin në burg, arratiset Taulant Manaj

Gjykata kërkon rikthimin në burg, arratiset Taulant Manaj

Gjykata e Vlorës ka vendosur që të rikthejë në burg 28-vjeçarin e Taulant Manaj i njohur edhe si Taulant Beqiraj, i cili me vendim të gjykatës ndodhej në arrest shtëpie.

Trupi gjykues vendosi rikthimin e tij në burg por Manaj është arratisur para se të kryhej urdhër ekzekutimi.

28 vjetari, në shkurt të këtij viti u përfshi në një konflikt me armë mes dy grupeve në qytetin e Vlorës, por u la i lirë, me ‘arrest shtëpie”. Ai u arrestua në qershor po të këtij viti për thyerje të masës së arrestit në shtëpi ndërsa ju gjet edhe një armë zjarri por sërish gjykata vendosi në arrest shtëpie edhe pse u arrestua për dytën herë.

Të fundit