Flash News

KRYESORE

Gjykata kërkonte në Gjendjen Civile, Panucci i gjen Nishanit adresën e shtëpisë

Gjykata kërkonte në Gjendjen Civile, Panucci i gjen Nishanit

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit , Christian Panucci, duket se është i vendosur të zhvillojë sa më parë gjyqin që ka hapur ndaj ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilin e ka paditur për cënim të imazhit dhe personalitetit, duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim.

Për më tepër, avokatët e Panuccit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por ia kanë vënë në dispozicion gjykatës duke e gjetur vetë.

Këtë e konfirmon komunikimi që avokatët kanë me gjykatën, ku gjyqtarja e çështjes, Anila Karanxha ka vendosur që t’i rinisë njoftimin për deklaratën e mbrojtjes palës së paditur në bazë të adresës së depozituar nga pala paditëse.

Kujtojmë se padia e Christian Panuccit ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të ish-kreut të shtetit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ku Shqipëria u mund me rezultatin 3-0.

Me një deklaratë në rrjetet sociale,Nishani  e cilësoi trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur dhe për këtë  Panucci kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi, për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

Të fundit