Flash News

KRYESORE

Gjykata konfirmon dënimin për Gruevskin, dy vite burg për ish-kryeminsitrin maqedonas

Gjykata konfirmon dënimin për Gruevskin, dy vite burg për

Gjykata Apelit në Shkup ka konfirmuar masën e dënimit për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”, ndërkohë gjykata e shkallës së dytë ka ulur me 2 vite dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar për të njëjtën çështje.

Ankesa e Gruevskit për çështjen “Tanku” u konsiderua si e pabazë dhe u refuzua nga ana e gjykatës, ndërsa ankesa e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski u pranua pjesërisht, duke ulur kështu dënimin për të.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit në Shkup, më 23 maj të këtij viti dënoi Popovskin me 6 vite e 6 muaj burg dhe Gruevskin me dy vite burg.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, çfarë i ka shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Të fundit